Sport

Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e madh për futbollin shqiptar

16 Maj 2020, 15:30 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e madh për futbollin

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë sot një asist rinisjes së futbollit në vendin tonë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç njoftoi më herët ministrja Manastirliu.

Në këtë mënyrë klubet dhe stafet e tyre do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur për 3 qershorin, një datë e cila u vendos nga FSHF dhe klubet e Superligës si moment kur do të fillojë të riluhen ndeshjet e futbollit, megjithëse për këtë mungon konfirmimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Tashmë pritet që ta konfirmojë edhe vetë Ministria e Shëndetësisë që në këtë situatë pandemia ka marrë rolin e “Task-Forcës”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ministria e shendetesise superliga shqiptare ministria e shendetesise superliga shqiptare

Sondazh

Poll