Sport

Rrefimi në 360 gradë i Armand Dukës për median italiane, “Reja ishte ëndrra jonë, Gjimshiti e Kumbulla janë…

16 Maj 2020, 14:58 Nga DOSJA
Rrefimi në 360 gradë i Armand Dukës për median italiane,

TIRANË-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka rrëfehet në Tuttomercatoweb. Në një intervistë të dhënë për faqen e specializuar italiane, numri 1 i futbollit shqiptar foli për ndikimin e koronavirusit te klubet shqiptarë, për trajnerin e kombëtares kuqezi që është italian Edy Reja, për objektivat e Shqipërisë, për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Serie A, si dhe dha një mendim për gjestin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë në ndihmë të Italisë

Aktiviteti futbollsitik në Shqipëri është gati ta hedhë pas krahëve këtë periudhë të vështirë dhe të nisë sërish në javën e parë të qershorit. Pasojat e ndërprerjes kanë ndikuar në aspektin fizik të lojtarëve, por ka dëmtuar edhe arkat e klubeve. Mbi këtë situatë ka folur edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për median italiane “Tuttomercatoëeb”.

“Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si klubet e mëdha, 20-25 për qind të buxhetit. Njësoj edhe për ne si federatës, pasi kemi humbur ndeshje që do sillnin para. Shqipëria është ndryshe nga Italia, klubet janë më të brishta. Ne si Federatë u kemi dhënë dy paga atyre që punojnë në futboll. Fatkeqësisht qeveria nuk na ka mbështetur, kështu që vendosëm direkt të jepnim paga për dy muaj”.

Presidenti i Federatës u ndal edhe te zgjedhja e Reja-s si trajner i Shqipërisë. Duka thekson se mosha e tij është thjesht një numër, pasi tekniku Italian mbetet i ri si në shpirt ashtu edhe fizikisht. Ndërkohë në vëmendje janë sjellë edhe futbollistët e kombëtares që aktivizohen në Serie A, duke nisur nga talenti që po i mahnit të gjithë, Marash Kumbulla, e për të vazhduar më pas me Strakoshën, Berishën, Gjimshitin apo edhe Hysajn.

Kolonia shqiptare që luan në Itali është e madhe, për këtë Duka ka folur me suprlativa.

“Kumbulla ka luajtur me ne që nga kombëtarja U15. Pak me Shqipërinë U21 dhe tani është në skuadrën e parë. Kemi shpresa të mëdha tek ai. Kemi shumë lojtarë të talentuar në ekipin e parë dhe te moshat .Portierët? Kemi Strakoshën dhe Berishën. Etriti është një lider, kurse Thomas po lufton për të fituar titullin kampion. Është i ri dhe i Zoti. Reja është në vështirësi, pasi janë të mirë dhe luajnë që të dy. Nuk është e lehtë”.Pastaj është edhe Gjimshiti tek Atalanta, që ka kaluar në çerekfinale të Champions League. Ky është sezoni më i mirë në karrierë për të. Berati është zhvilluar dhe ka ndryshuar shumë, tani është një lider. Për të mos përmendur më pas edhe Elseid Hysaj, kapitenin tonë, një referencë në kombëtare dhe lojtar i një klubi të madh si Napoli”, përfundon Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka edy reja tuttomercatoweb armand duka edy reja tuttomercatoweb

Sondazh

Poll