Aktualitet

“Gjej 10 mijë eurot ose të vramë vëllain”/ Kush është Françesk Vala, fanatiku i “Ave Marias” që mori peng ‘gar

14 Maj 2020, 11:15 Nga DOSJA
“Gjej 10 mijë eurot ose të vramë vëllain”/ Kush

SHKODËR- Për 5 vite në kërkim nga policia e Shtetit por kishte mundur të fshihej nën hundën e tyre. Ky është rasti i Françesk Valës, 26-vjeçarit nga Shkodra, që tanimë duhet të përballet me dënimin prej 8 vite në mungesë për rrëmbim personi. Bashkë me të vëllain, Linin, ai iu fut një rruge me fund të shkurtër, kur më 20 nëntor 2015 morën peng, S.Kuçaj dhe të vëllain e tij A.Kuçaj. Grupi i pengmarrësve nuk përbëhej vetëm nga dy vëllezërit, por nga një skuadër prej 7 anëtarësh. Ata ishin:

Françesk Vala

Lin Vala

Tomë Shkepa

Lekë Shkepa

Kolë Dushku

Palë Dushku

Zef Gjergji

Pëllumb Dushku

Por çfarë kishte si qëllim pengmarrja? Një sasi parash prej 10 mijë euro. Asokohe, në dosjen e prokurorisë që disponohet nga Dosja.al, Tomë Shkepa i shiti një sasi prej 16 kilogramë hashash, një blerësi në Malin e Zi. Ky i fundit nuk pagoi pagesën prej 10 mijë euro që vlente droga.

Për këtë arsye, grupi vendosi të rrëmbente sekserin ose ndërmjetësin që ishte S.Kuçaj, pasi kishte dalë garant për malazezin. Ai u rrëmbye bashkë me të vëllain.  Pengjet u morën në një lokal në Shkodër, nën kërcënimin e dhunës dhe armës. Tomë Shkepa kërkoi brenda 29 nëntorit 10 mijë eurot, ose pengu do të vritej. Paratë iu kërkuan vëllait të S.Kuçajt, A.Kuçaj., i cili pasi u mor peng u la i lirë për të gjetur paratë.

Por 7 ditë pas pengmarrjes, Policia e Shtetit ka arritur ta gjejë pengun e dhunuar më 27 nëntor 2015, në një nga stanet e fshatin Plan. Për 6 ditë rresht ai ishte torturuar nga pengmarrësit, që në momentin e ndërhyrjes kanë qëlluar me armë edhe policinë.

Sipas prokurorit Ervin Kondili, Tomë e Lekë Shkepa, si dhe Pëllumb Dushku, i shpallur në kërkim, kanë rrëmbyer S.Kuçajn. Kolë Dushku bëri dorëzoi pengun, ndërsa për të ruajtur kanë qenë përgjegjës Pal Dushku, Françesk Vala dhe Zef Gjergji.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet francesk vala kole dushku leke shkepa lin vala pale dushku pellumb dushku pengmarrja e dukagjinit tome shkepa zef gjergji francesk vala kole dushku leke shkepa lin vala pale dushku pellumb dushku pengmarrja e dukagjinit tome shkepa zef gjergji

Sondazh

Poll