Politike

Kuvendi/ Ndryshon ligji për Vettingun në polici, Xhafaj kundër Lleshajt, voton abstenim

28 Mars 2019, 09:42 Nga DOSJA
Kuvendi/ Ndryshon ligji për Vettingun në polici, Xhafaj kundër

TIRANË- Ditën e sotme Parlamenti ka miratuar ndryshimet që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka propozuar për Vetting-ut në Polici. Ndryshimi i propozuar nga ministri është që punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të kalonin të parët filtrin e Vetting-ut dhe më pas kjo strukturë ta drejtonte procesin për strukturat e tjera. Kundër kësaj ideje doli ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Megjithatë ndryshimet u miratuan me 76 deputetë që votuan pro, 6 kundër, 6 abstenim, njëri prej tyre edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërkohë teksa opozita protestonte jashtë, brenda sallës u betuan dy deputetët të tjerë të opozitës, duke e çuar në 20 numrin e ‘dezertorëve’. Ata janë: Arben Elezi nga PD Elbasan dhe Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar. Kandidatja tjetër nga lista e LSI që ka marrë mandatin e deputetës, Ambra Borova, nuk ishte në seanca dhe për rrjedhojë nuk ka bërë dot betimin si deputete. Po ashtu një kandiat tjetër nga LSI, mjeku i njohur Petrit Vargu, nuk ka pranuar mandatin. Në fjalën e tij në Kuvend kryeministri Edi Rama, u shpreh se zgjedhjet do të bëhen edhe pa opozitën. Ai tha se nuk do të ketë asnjë kompromis as edhe për zgjedhjet qëndrore, që sipas tij do të mbahen në vitin 2021. Rama foli për ndryshime edhe në Kodin Penal.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE NGA KUVENDI

Ora 14:45 – Zgjedhjet lokale/ Rama: Do të bëhen edhe pa ata, nuk i presim gjatë. Do të ndajmë politikën nga krimi

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur që zgjedhjet lokale do të bëhen në kohën e caktuar dhe opozitën nuk do e presë gjatë. Ai tha se nuk do të ketë asnjë kompromis as edhe për zgjedhjet qëndrore, që sipas tij do të mbahen në vitin 2021. Rama tha se paketa do të përfshijë ndarjen e politikës nga krimi.

Ora 14:40-Rama për Salianjin: Shoku i pandashëm i Babales dhe Niçes së Shijakut

Rama vlerësoi punën e policisë dhe tha se ka rritje të rendit dhe të sigurisë. Kryeministri ironizoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji dhe tha se është mik i pandarë i Albert Veliut dhe Niçes së Shijakut, referuar denoncimeve nga selia blu.

Ora 13:21-Vettingu në Polici/ Xhafaj kundër Lleshajt: Skanimin s’mund t’a bëjë SHÇBA

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i del kundër ministrit aktual, Sandër Lleshaj për propozimet e bëra nga ky i fundit për Vettingun në Polici. Ish-ministri tha se procesi i Vettingut nuk mund të kryhet nga punonjësit e SHÇBA, propozim ky i bërë nga Lleshaj. Xhafaj tha se SHÇBA, (Shërbimi i Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave), nuk garanton pavarësinë.

Ora 12:00- Gjylameti-opozitës: Nuk vihet në pushtet me molotov, po ju ngushtohet laku

Kryetarja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është shprehur në fjalën e saj në Kuvend se Opozita është e frikësuar tashmë pasi po i ngushtohet laku dhe nuk mbështetet dot më tek krimi. Sipas Gjylametit, nuk vihet në pushtet me gurë dhe molotov.

Ora 11:52- Balla: Do bëjmë Vettingun edhe në politikë. Rusët koordinuan protestat në Ballkan

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla tha sot se mazhoranca është e hapur për të realizuar Vettingun në Politikë, një propozim ky i kryedemokratit Lulzim Basha, i bërë publik rreth 1 vit më parë. Balla foli për financimet e PD për lobim dhe tha se këto para vijnë nga Rusia. Ai hodhi aludime se financimet ruse kanë ndikuar edhe në koordinimin e protestave në Ballkan.

Ora 11:38  Murrizi sulmon Ardi Veliun: U bëre shofer autobusi i Balilit

Deputeti Myslim Murrizi teksa ka folur për Vetingun në Policisë e Shtetit ka sulmuar Ardi Veliun. Sipas tij ai u bë shofer autobusi i Balilit dhe se gradat i ka marrë pa meritë.

Ora 11:35- Vetting-u në Polici, Lleshaj: S’na del koha për të verifikuar 13 mijë punonjës, procesi duhet të shtyhet

Në seancën e sotme në Kuvend, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se procesi i Vettingut në Polici duhet të shtyhet pasi koha që është në dizpozicion është e pamjaftueshme për të skanuar 13 mijë punonjës.

Ora 11:15-Ruçi justifikon mosprezencën e deputetes Borova

Në seancën e sotme plenare nuk ishte e pranishme në Kuvend për t’u betuar deputetja  e LSI-së Ambra Borova, e cila do të merrte mandatin  e Agron Çelës, në Shkodër.

Ora 10: 20 Arben Elezi: Jam për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Pas betimit Elezi ka preferuar dhe të flas në Kuvend, duke këruar ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe tha se është gati që të bashkojë votat me shumicën për të miratuar reformën zgjedhore. “Pranimi i mandatit është vendimi më i drejtë, pasi jam kandidati që në zonën më problematike, Peqini mora më shumë vota krahasuar me kandidatët e tjerë dhe askush më shumë se unë nuk kishte të drejtë që të përfaqësonte atë zonë”, u shpreh Elezi.

Ora 09:45 Alimadhi: Basha nuk respektoi marrëveshjen, mandati është i Ballit

Deputeti më i ri i Kuvendit, Adriatik Alimadhi, i cili vjen nga radhët e partisë Balli Kombëtar, ka folur sot për arsyet që e çuan drejt pranimit të mandatiat. Në një deklaratë për mediat Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

Ora 08:50 Kandati i LSI nuk pranon mandatit: Nuk futem në këtë parlament

Doktori i njohur Petrit Vargu, kandidat i Lëvizjes Socialsite për Integrim në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ka refuzuar mandatin e deputetit. Njoftimin për mosmarrjen e mandatit të deputetit, Vargu e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se refuzon të futet në këtë lloj Parlamenti.

(A.B. F.G.F.M.J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi arben elezi fatmir xhafaj opozita e re petrit vargu protesta e opozites sander lleshaj seanca plenare 28 mars 2019 taulant balla adriatik alimadhi arben elezi fatmir xhafaj opozita e re petrit vargu protesta e opozites sander lleshaj seanca plenare 28 mars 2019 taulant balla

Sondazh

Poll