Politike

Deputeti me dorën në zemër: Mos ofendoni, ne ballistët ndjekim interesin kombëtar

28 Mars 2019, 13:20 Nga DOSJA
Deputeti me dorën në zemër: Mos ofendoni, ne ballistët

TIRANË- Pak orë pasi u betua në Kuvend, deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar në rrjetin e tij social ku thotë se nuk është tradhtar dhe se vendimin e ka marrë në bazë të interesave kombëtare që ndiqen nga Partia Balli Kombëtar.

Reagimi i plotë i Alimadhit:

Te dashur miq,
personalisht ju kam bere miq dhe nuk ju kam bere per te qene dhe ndare ne armiq dhe tradhetar sipas mendesise komuniste, paskeni ngelur mbrapa.
Ne kete faqe ju jeni te lire te shprehni mendimin tuaj te lire por kurrre te jepni ofendime ndaj meje personalisht, familjes time por edhe kesaj faqe.
Kam mundesi per t’ju dhene pergjigje secilit prej jush qe nuk jeni bere kurre demokrat dhe qytetar te lire te ketij vendi qe quhet Shqiperi dhe aq me pak per te respektuar parimet njerezore midis nesh dhe familjeve tona.
Ky eshte nje vendim politik i subjektit partia Balli Kombetar, personalisht do ta zbatoje ate dhe Balli Kombetar nuk udhehiqet nga grupime apo njerez qe i marrin vendimet per interesa personale, Ai pra Balli Kombetar udhehiqet vetem nga parime te interesit kombetar qe jane ne dobi te Kombit Shqiptar.

Ditën e sotme, në Kuvend u betuan dy deputetë të rinj. Arben Elezi nga Partia Demokratike dhe Adratik Alimadhi nga Balli Kombëtar janë betuar duke e çuar në 19 numrin e deputetëve të opozitës së re. (Lexo këtu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi arben elezi deputetet e rinj te opozites djegia e mandateve te opozies adriatik alimadhi arben elezi deputetet e rinj te opozites djegia e mandateve te opozies

Sondazh

Poll