Politike

Rama për Salianjin: Shoku i pandashëm i Babales dhe Niçes së Shijakut

28 Mars 2019, 13:39 Nga DOSJA
Rama për Salianjin: Shoku i pandashëm i Babales dhe Niçes

TIRANË- Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama komentoi edhe audiopërgjimet e reja që u publikuan nga PD për dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti.

Rama vlerësoi punën e policisë dhe tha se ka rritje të rendit dhe të sigurisë. Kryeministri ironizoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji dhe tha se është mik i pandarë i Albert Veliut dhe Niçes së Shijakut, referuar denoncimeve nga selia blu.

“Ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe të sigurisë në vendin tonë. Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se pesë vite më parë edhe pse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike. Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Nicja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji” tha ai.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audiopergjimi babale-veliu babale 3 edi rama ervin salianji seanca plenare 28 mars 2019 audiopergjimi babale-veliu babale 3 edi rama ervin salianji seanca plenare 28 mars 2019

Sondazh

Poll