Politike

Spiropali paralajmëron masa ndaj “Skënderbeut” dhe kolonës zanore të tij

28 Mars 2019, 14:23 Nga DOSJA
Spiropali paralajmëron masa ndaj “Skënderbeut” dhe

TIRANË- A do të ndalohet transmetimi i filmit “Skënderbeu “ në Shqipëri? Produksioni shqiptaro – rus, i realizuar në vitin 1953, rrezikon të damkoset me ndikimin rus në Shqipëri dhe të ndalohet. Më shumë se filmi, kolona zanore e tij, e krijuar nga Çesk Zadeja dhe Georgi Sviridov, të cilën PD po e përdor në protesta. Elisa Spiropali, në një fjalë që e entuziazmoi Kryeministrin, që i bëri share në murin e tij të Facebook-ut, deklaroi se me muzikën e Skënderbeut PD hodhi bojë të zezë mbi Ministrinë e Brendshme. Ajo e akuzoi opozitën se ngatërron personazhin historik me produksionin rus, duke ia hequr autorësinë artistëve shqiptarë që morën pjesë në film.

Në sfondin e deklaratave të mëparshme të Spiropalit, figura e Skënderbeut ka pasardhës shefin e saj, kështu që përdorimi i figurës së Heroit Kombëtar për të prishur imazhin e Ramës, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse produksion rus, një strategji e menduar për të sulmuar Policinë e Shtetit. Akuzat për lidhje me Rusinë me të cilat maxhoranca po mundohet të penalizojë opozitën, tani po rëndon edhe mbi filmin e prodhuar në Shqipëri dhe Rusi. Nuk përjashtohet mundësia që në pamundësi për të ndaluar opozitën, Qeveria të ndalojë filmin “Skënderbeu”.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali kolona zanore e filmit skënderbeu protesta e opozites protesta para kuvendit skenderbeu elisa spiropali kolona zanore e filmit skënderbeu protesta e opozites protesta para kuvendit skenderbeu

Sondazh

Poll