Politike

Boja në protestë/PD-Ramës: Ti e nxive Shqipërinë, njollat për ish-ministrat

28 Mars 2019, 13:42 Nga DOSJA
Boja në protestë/PD-Ramës: Ti e nxive Shqipërinë,

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama për njollosjen (Lexo këtu) me bojë të godinës së Ministrisë së Brendshme.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se tre njollat e zeza tregojnë tre ministrat e dështuar që kanë drejtuar këtë dikaster nën qeverisjen Rama: Tahiri, Xhafaj dhe Lleshaj.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit

Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!

Opozita zhvilloi sot protestën e shtatë para Kuvendit. Tubimi nisi me tensione mes qytetarëve dhe policisë. (Lexo këtu) Në këtë protestë nuk kanë munguar as shashkat, tymueset dhe tentativa për të hyrë në Kuvend. Të pranishëm në protestë ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas përplasjeve janë lënduar disa qytetarë dhe një efektiv policie Ndërkohë paralelisht në Kuvend, seanca vijoi e qetë pasi, u betuan 2 deputetët e tjerë të rinj të opozitës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi protesta e opozites 28 mars 2019 sperkatja me boje edi rama gazmend bardhi protesta e opozites 28 mars 2019 sperkatja me boje

Sondazh

Poll