Politike

“Opozita e Re” kërkon zyrtarizimin e grupeve parlamentare, Hajdari kryeson grupin e PD, Braho të LSI

28 Mars 2019, 13:23 Nga DOSJA
“Opozita e Re” kërkon zyrtarizimin e grupeve parlamentare,

TIRANE- Deputetët e “Opozitës së Re” kanë kërkuar nga Kuvendi që të zyrtarizohen grupet e reja parlamentare, pasi tani u arrit shifra minimale e kërkuar për grup parlamentar.

Me betimin e Alimadhit dhe Elezit, deputetët dezertorë të PD, tani janë 7 ndërsa deputetët e LSI janë 12 në pritje të Ambra Borovës me të cilën shkojnë 13.

Me regjistrimin e grupeve, do të kemi një tjetër pamje të opozitës në Parlament, ku grupi më i madh i opozitës do t’i takojë LSI-së, me 13 deputetë, pastaj do të jetë PD me 7, nga të cilët vetëm 5 janë të PD, 2 janë të partive aleate.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryetare e grupit parlamentar të PD do të jetë, Rudina Hajdari nga PD, me konsensusin e grupit.

LSI ka zgjedhur gjithashtu një grua për kreun e grupit. Ajo do të jetë Ediola Braho e Gjirokastrës që zëvendësoi Vangjel Tavon.

Nuk dihet nëse grupet do të quhen me emrat e dy partive të opozitës që kanë dalë jashtë parlamentit. Kjo do të sqarohet në ditët në vazhdim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ediola braho grupet e reja parlamentare rudina hajdari djegia e mandateve te opozites ediola braho grupet e reja parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll