Politike

Mori pjesë në protestën e opozitës/ Paloka nxjerr foton: Kjo qeveri i hoqi pensionin e invaliditetit

28 Mars 2019, 14:19 Nga DOSJA
Mori pjesë në protestën e opozitës/ Paloka nxjerr foton: Kjo

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Edi Paloka, pas përfundimit të protestës së opoztës para parlamentit, ka publikuar në “Facebook” një foto, ku shfaqet një protestues invalid, i cili mban në njërën dorë patericën dhe në dorën tjetër, flamurin kombëtar dhe atë të BE.

Në postimin e tij, Paloka shkruan se ky person merr pjesë në çdo protestë të opozitës dhe se qeveria i ka hequr pensionin e invaliditetit, teksa shton se  ky është “armiku” për këtë qeveri.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Zotria ne foto eshte Gjergj Cuni, eshte invalid. Sot me nje dore mbeshtetej ne paterice dhe ne tjetren mbante flamurin kombetar dhe ate te BE. 
Vjen ne cdo proteste sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, buken e gojes. Por per kete qeveri dhe Edvin Ramen ky eshte armiku. 
Nuk mund te jete ndryshe . Per nje qeveri qe mbeshtet dhe mbeshtetet tek krimi dhe oligarket “armiku” jane qytetaret qe nuk cojne dot buke ne shtepi tek femijet e tyre. Prandaj nuk duhet te lejojme me qe Rama te terheq zvarre qytetaret. Ka ardhur koha qe qytetaret ta heqin zvarre kete kryeminister bashke me plehrat e tjera rreth tij.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit. (Lexo këtu) Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka gjergj cuni protesta e opozites 28 mars 2019 edi paloka gjergj cuni protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll