Politike

Krahu i djathtë i Xhelal Mziut pranon mandatin e deputetit (Foto)

28 Mars 2019, 15:06 Nga DOSJA
Krahu i djathtë i Xhelal Mziut pranon mandatin e deputetit (Foto)

TIRANË– Një tjetër kandidat për deputet nga radhët e PD-së ka pranuar mandatin. Bëhet fjalë për Korab Litën i cili është kandidat në listën e deputetëve të Tiranës.

Prej shkurtit të vitit 2016, Lita mban postin e zv.kryetarit të Bashkisë së Kamzës, e cila drejtohet nga demokrati Xhelal Mziu.

Mësohet se Lita ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit për t’ju bashkuar më pas edhe ‘dezertuesve’ të tjerë të PD-së.

Nga një ‘check’ në rrjetet sociale të Litës në rrjetet e tij sociale vihet se ai e ka mbështetur vazhdimisht Bashën në të gjitha nismat e tij. Një ndër to është edhe “Republika e Re” e prezantuar nga kryedemokrati Basha.

Lita ka qënë pjesë e çadrës së vendosur në sheshin “Nënë Tereza”. Në rrjetet e tij sociale nuk mungojnë edhe fotot me liderin historik të PD-së, Sali Berishën dhe me eprorin e tij, Xhelal Mziun.

Kujtojmë që sot në Kuvend u betuan dy deputetë të rinj Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, duke e çuar në 98 numrin e deputetëve në sallë dhe në 7 numrin e deputetëve të PD-së.

Më 21 shkurt opozita e bashkuar vendosi djegien e mandateve duke braktisur Kuvendin. Sipas tyre, vendimi vjen si rrjedhojë e kriminalizimit të Kuvendit. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia kamez djegia e mandateve nga opozita korab lita korab lita pranon mandatin opozita e re pd bashkia kamez djegia e mandateve nga opozita korab lita korab lita pranon mandatin opozita e re pd

Sondazh

Poll