Bota

Shpresë për vaksinën kundër Covid-19/ Partneriteti amerikano-gjerman nis provat e vaksinës

11 Maj 2020, 16:46 Nga DOSJA
Shpresë për vaksinën kundër Covid-19/ Partneriteti

SHBA– Në mbarë botën po bëhen përpjekje për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit mirëpo për këtë qëllim po bëhet  një bashkëpunim mes dy kompanish, njëra amerikane dhe tjetra gjermane të cilat kanë filluar provat e vaksinimit  të mRNA-së javën a kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se në këtë studim  disa pjesëmarrës janë studentë të mjekësisë dhe një prej tyrë është  Michael Sikorski i cili  po merret me  provat historike. Bëhet me dije se ai  është studenti i 17-të i mjekësisë që injektohet me vaksinën kandidate për parandalimin e COVID-19.

“Ndjej një sens përgjegjësie, detyrimi, jam i ri, i shëndetshëm dhe mund të marr pjesë në këto prova për vaksinë,” thotë ai.

Në provat  vaksinës  që po zhvillon kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech.po marrin pjesë dhe 360 persona.

Kompania po teston paralelisht katër vaksina, me një metodë të njohur si mRNA. Vaksina fut në trup një sekuencë të vogël gjenetike të virusit, të cilën organizmi e trajton si proteinë të huaj dhe krijon ndaj saj imunitet.

“Tani trupi është gati, ka krijuar memorje gjenetike. Kur organizmi has në virusin e vërtetë që mund ta infektojë, përgjigjet me shpejtësi dhe e pengon,” thotë hulumtuesi Mikael Dolsten.

Ndërkohë firma amerikane, Moderna, si dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit, po përdorin metodën mRNA në prova që filluan muajin e kaluar.

Kompania ‘BioNTech’ dhe Pfizer filluan provat më 5 maj, ndërsa kompania kineze CanSino Biologics është para të tjerave, pasi ka kaluar në fazën e dytë të provave. Universiteti i Oksfordit në Angli filloi prova muajin e kaluar.

Burimi:.nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll