Bota

Lehtësuan masat për parandalimin e koronavirusit, regjistrohen raste të reja në Kore të Jugut, Kinë dhe  Gjermani

11 Maj 2020, 14:49 Nga DOSJA
Lehtësuan masat për parandalimin e koronavirusit, regjistrohen raste

BOTË- Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ditën e dielë ka folur në një konferencë për shtyp pasi në kryeqytetin e vendit Seul u regjistruan disa raste të reja me koronavirusi. Ai tha se vendi mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë së Covid-19.

Koreja e Jugut ishte ndër vendet e para që ishte në rrugën për të çliruar kufizimet, pas disa javësh masash distancuese sociale dhe mbikëqyrjes së kujdesshme. Por presidenti i  paralajmroi se  vendi nuk do të hapet plotësisht dhe masat parandaluese të pandemisë do të qëndojnë deri sa ajo të zhduket plotësisht.

Edhe Kina, po prezanton kufizime të reja pasi dy qytete raportuan raste të reja të virusit.
Më alarmante janë grumbulli i ri i infeksioneve në Wuhan, qyteti qendror kinez ku rastet e koronavirusit u zbuluan për herë të parë në fund të vitit të kaluar. Ëuhan ishte qyteti i parë në botë që hyri në izolim të plotë  ku normalitetit iu kthyen muajin e kaluar pas 76 ditësh.

Të hënën, zyrtarët e qytetit thanë që pesë raste të reja ishin konfirmuar në vend. Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, të Dielën u bëri thirrje njerëzve të “qëndrojnë vigjilent dhe të forcojnë mbrojtjen personale kundër virusit”.

Ai shtoi se grupimet e reja ishin një kujtesë për të shmangur tubimet sociale dhe për të kërkuar këshilla mjekësore ose testime nëse dikush shfaq simptoma të virusit.

Edhe  Gjermania ishte një nga vendet që u mor shembull për menaxhimin e koronaviruisit dhe së fundmi ka bërë edhe lehtësimin e masave mirëpo numri i të infektuarve me koronavirus është rritur ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit.

Kancelarja Angela Merkel i tha publikut javën e kaluar se ata mund të lëvizin  mund të paralajmërojë se “duhet të kemi kujdes që kjo gjë të mos rrëshqasë nga duart tona”.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne bote koronaviruis ne bote

Sondazh

Poll