Bota

Më shumë shpresë në Spanjë/ Vdesin 123 persona në 24 orët e fundit nga Covid-19

11 Maj 2020, 15:11 Nga DOSJA
Më shumë shpresë në Spanjë/ Vdesin 123 persona në

SPANJË–  Në 24 orët e fundit Spanja ka shënuar të paktën  123 vdekje nga koronavirusi, një shifër relativisht e ulët krahasuar me javët e mëparshme kur vdisnin mbi 500, 600 deri në  800 njerëz. Me rritjen e sotme numri i i përgjithshëm i të vdekurëve ka shkuar në 26.744.

Ndryshe nga javët e mëparshme kur në Spanjë shënoheshin bilance tragjike, ditët e fundit gjendja duket më e përmirësuar ndërkohë që edhe qeveria në vend ka lehtësuar masat e marra nga Covid-19.

Tashmë në Spanjë  janë hapur shumë biznese, baret, restorantet, dyqanet, muzetë, palestrat dhe hotelet u lejuan të hapen, shumica me kapacitet të zvogëluar. Megjithatë Madridi, Barcelona dhe qytetet e tjera përfshirë Valencia, Malaga dhe Granada do të mbeten ende në situatë të vështirë.

Tashmë njerëzve ju lejohet të dalin nga shtëpitë nën masa të rrepta sigurie dhe higjene, ndërsa është lejuar edhe mbledhja në grupe deri në  10 veta.

 

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,744 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll