Bota

Bie numri i viktimave në Britani /210 vdekje dhe 3,480 të infektuar gjatë 24 orëve nga Covid-19

11 Maj 2020, 15:07 Nga DOSJA
Bie numri i viktimave në Britani /210 vdekje dhe 3,480 të infektuar

BRITANI- 210 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve në Britani duke e çuar në total numrin e jetëve të humbura në 26,744.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore është raportuar se së fundmi janë regjistruar  3,480 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 223,060.

Po ashtu është raportuar gjendje kritike për jetën janë 1,559 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë në Britani janë kryer 1,921,770 testime.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi:Worldmeters

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne britani koronaviruis ne britani

Sondazh

Poll