Bota

Origjina e COVID-19? Studimi kinez zbulon se Pangolinët janë bartës të ndërmjetëm të virusit

11 Maj 2020, 16:23 Nga DOSJA
Origjina e COVID-19? Studimi kinez zbulon se Pangolinët janë

KINË- Sipas rezultateve të një analize gjenetike e bërë së fundmi nga studiuesit e universitetit bujqësor kinez të Guangdong pretendohet se koronavirusi i ri që shkaktoi pandeminë, e ka origjinën nga kombinim i një virusi të pangolinit dhe një tjetër i lakuriqit të natës.

Sipas mediave të huaja studiuesit janë shprehur se virusi i ri SARS-CoV-2, i cili shkaktoi pandeminë COVID-19 ka ngjashmëri me SARS-CoV, virusi i kafshëve që është identifuar në vitin 2003, dhe me koronavirusin e lakuriqëve RaTG13.

“Megjithse lakuriqët e natës mund të jenë rezervuar për një seri koronavirusesh, SARS-CoV-2 mund të ketë pasur dhe bartës të tjerë,” thuhej në dokument. Sipas studimit është bërë me dije se një koronavirus është i në pangolinin e Malajzisë kishte përbërie amino-acidesh gati 100 përqind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht në genet E, M, N e S, thuhej në dokument.

Veçanërisht në aspektin e receptorëve amino-acidë virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor,” thuhej mw tej. Virusi i pangolinit është zbuluar në 17 nga 25 pangolinë të Malajzisë të analizuar nga studiuesit.

Burimi: news.cgtn

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote pangolini koronavirusi ne bote pangolini

Sondazh

Poll