Bota

“I drejtoi gishtin me inat” E vërteta e fotos virale me kryeministrin Johnson: Nuk je për këtë punë

11 Maj 2020, 16:22 Nga DOSJA
“I drejtoi gishtin me inat” E vërteta e fotos virale me

BRITANI E MADHE- Në foto kryeministri shihet se teksa po shëtit në një park dhe ka rastisur me  Bob Meadows, drejtues i një kompanie i cili duket i mërzitur me kryeministrin, por detajet e bisedës nuk janë komentuar nga kryeministria britanike.

Ndër të tjera media britanike shkruan se kalimtari Bob Meadows, drejtor i një kompanie, ishte i zemëruar me mënyrën se si po e trajton Qeveria krizën e koronavirusit në vend.

Në foto ai shihet që i drejton gishtin kryeministrit ndërkohë që në fytyrë është teje i mërzitur.

Sipas burimeve të Dailymail, mësohet se një mik i tij është shprehur se kryeministri është i zemëruar me mënyrën se si po trajtohet sidomos stafi i bluzave të bardha.

Kujtojmë këtu që pasi Johnson doli nga spitali i shëruar plotësisht falenderoi të gjithë mjekët dhe infermierët që e ndihmuan të mbijetonte.

“Kompania e Bob ka punuar shumë me bluzat e bardha dhe ai është i tërbuar me Johnson. Ai përdori këtë mundësi për t’i thënë se çfarë mendon. Bob është një njeri që flet direkt dhe beson se Boris nuk është për këtë punë.”- ka thënë ai.

Në rang global kanë vdekur  285,069 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,739 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,744 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26.380.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn koronavirusi në britaninë e madhe boris johnosn koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll