Bota

Lajm i mirë nga Prishtina! Qetësohen ‘kokat e shtetit’, zyrtari i MIE negativ nga COVID-19. Prej tij u karantinua dhe Albi

11 Maj 2020, 16:27 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Prishtina! Qetësohen ‘kokat e shtetit’,

PRISHTINË– Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Europiane në Kosovë, ka pasur kontakte të afërta me një person që ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Ai është testuar dhe ka rezultuar negativ.

Pas lajmit se ai mund të ishte i prekur, në shtëpi u vetëizolua edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai u shpreh se nuk do të shkonte në Kryeministri pasi kishte rrezik të ishte infektuar nga zyrtari.

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE,”- ka shkruar Kurti.

Por situate është rikthyer në normalitet pas lajmit se testimi doli negativ. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë me dije se pas lajmit të mirë të gjithë do të rikthehen në detyrë.

“Mund të ua konfirmoj faktin që zyrtari për të cilin është dyshuar sot gjatë ditës ka rezultuar negativ me COVID-19. Duke qenë se testi ka dalë negativ, që nga nesër do të rifillojmë punën. Gjithmonë duke u kujdesur në mënyrën se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe gjithmonë duke pasur parasysh higjienën tonë”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë, 870 persona të infektuar nga pandemia, prej tyre 653 janë shëruar dhe 28 të tjerë kanë ndërruar jetë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove kosove albin kurti koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll