Bota

Rastet me COVID-19 brenda Shtëpisë së Bardhë ‘presin’ shpresat e Trump, SHBA nuk do të ketë lehtësim të masave

11 Maj 2020, 15:45 Nga DOSJA
Rastet me COVID-19 brenda Shtëpisë së Bardhë

SHBA– Tre rastet e konfirmuara me Covid-19 brenda Shtëpisë së Bardhë mesa duket do të jenë një arsye për të penguar lehtësimin e masave kufizuese për koronavirusin. Zhvillimet e fundit paraqesin një pyetje thelbësore: Nëse njerëzit rreth Trump nuk mbrohen nga virusi gjatë orarit të punës në një vend si Shtëpia e Bardhë  si mund të jenë të sigurtë të tjerët që të kthehet në punë?

Trump  është i shqetësuar se ndihmësit e kontraktimit me koronavirus do të mposhtin pohimet e tij se shpërthimi i Covid-19 po zbehet. Ai është pyetur se pse nuk urdhëron punëtorët të vishen me maska ndërsa ai është përgjigjur se nuk ëhstë e nevojshme pasi të gjithë njerëzit që do të takohen me të më parë do të kryejnë testimin. Kujtojmë se presidenti i SHBA nuk ka pranuar që të vendos maskë.

Mediat e huaja kanë njoftuar se edhe pse Trump shpreson se nëse hap vendin do të ringrihet ekonomia tashmë kjo gjë mesa duket nuk do të jetë e realizueshme për shkak të rasteve me koronavirus brenda Shtëpisë së Bardhë.

Burimi: CNN

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trumpp koronavirusi ne shba donald trumpp koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll