Bota

Bie kurba në SHBA/ 76 viktima dhe  2,795 raste të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve

11 Maj 2020, 15:26 Nga DOSJA
Bie kurba në SHBA/ 76 viktima dhe  2,795 raste të reja nga

SHBA– Numri i viktimave në SHBA ka rënë ndjeshëm në krahasim me ditët e mëparëshme . Sipas të dhënave të publikuar së fundmi është rapostuar se në SHBA kanë humbur jetën 76 persona dhe numri i viktimave tashmë ka shkuar në 80,863.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 2,795 raste të reja duke e çuar numrin e të prekurëve nga Covid-19 në 1,370,433.

Në vend që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë shëruar 177,846 njerëz e në gjendje kritike për jetën janë1.650 pcientë . Ndërkohë në të gjithë vendin janë kryer 9,465,928 testime.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,560 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi:Worldmeters 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne shba koronaviruis ne shba

Sondazh

Poll