Bota

“Burrat më të rrezikuar se gratë” Studimi: Ja pse Covid-19 infekton më shumë meshkujt

11 Maj 2020, 15:42 Nga DOSJA
“Burrat më të rrezikuar se gratë” Studimi: Ja pse

SHBA– Kanë qenë të shumta teoritë për virusin. Ndërkohë që mes tyre një studim i rëndësishëm është edhe mbi gjininë më të rrezikuar nga ky virus.  Qartazi po edhe nga  studime të kryera përgjatë kësaj kohe është provuar se meshkujt janë më të rrezikuar sesa gratë.

Ndërkohë në një studiom të ri është mësuar se burrat kanë përqendrime më të larta të enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2) në gjakun e tyre sesa gratë. Duke qenë se ACE2 i mundëson koronavirusit të infektojë qelizat e shëndetshme, kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse burrat janë më të prekur nga COVID-19 në krahasim me femrat.

Ky studim i botuar në European Heart Journal sot (11 maj 2020), ndër të tjera zbuloi se pacientët që kishin probleme me zemrën dhe që marrin ilaçe nuk kishin përqendrime të larta të ACE2 në gjak.

Kujtojmë se përveç studimit të sotëm, disa hulumtime të kohëve të fundit sugjeruan se frenuesit e RAAS, mund të rrisin përqendrimet e enzimës së quajtur ACE2 në plazmën e njerëzve, duke rritur kështu rrezikun e COVID-19 për pacientët më semundje kardiovaskulare që marrin këto ilaçe.

Ndryshe nga studimet e tjera në këtë të fundit nuk mund të sigurojë prova përfundimtare mbi efektet e frenuesit RAAS te pacientët me COVID-19. Rezultatet e këtij studimi janë të kufizuara kryesisht për pacientët me probleme të zemrës, dhe pacientët nuk kishin Covid-19, kështu që studiuesit nuk mund të sigurojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis rrjedhës së sëmundjes dhe përqendrimeve të ACE2 në plazmë.

 

“ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizave. Ai lidhet me koronavirusin dhe e lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të jetë modifikuar nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizës. Nivele të larta të ACE2 janë të pranishme në mushkëri dhe, prandaj, mendohet se luajnë një rol vendimtar në përparimin e çrregullimeve të mushkërive të lidhura me COVID-19.”– kanë deklaruar në një konferencë për shtyp, autorët e studimit.

Burimi: escardio.org 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll