Bota

Rriten vdekjet në Itali/ 179 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

11 Maj 2020, 16:00 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Itali/ 179 viktima në 24 orët e fundit nga

ITALI– Të paktën 179 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali si shkak i koronavirusit.

Në krahasim me ditët e tjera kjo është shifra më e ulët që Italia ka shënuar  prej dy muajsh. Por me shifrën e sotme të viktimave numri total i të vdekurëve ka shkuar në  30.739 që prej fillimit të shpërthimit.

Krahasuar me një ditë më parë, Italia sot ka parë një rritje të lehtë. Pasi dje u shënuan 165 viktima brenda një dite, ndërsa sot kanë vdekur të paktën 179.

Në rang global 283,876 persona si shkak i Covid-19, ndërsa janë infektuar mbi 4 milionë të tjerë, ku mes tyre janë 1.5 milionë të sëmurë janë vetëm në Europë. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 1,493,490 të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë janë shënuar në total 80,787 viktima dhe janë infektuar 1,367,638 qytetarë. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,739 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,744 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 26,380.

Burimi: Corriere 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll