Bota

“Të bllokuar në parajasë” Turistët dhe çiftet për muaj mjalti në Hawaii, mund të përfundojnë në burg nëse thyejn

11 Maj 2020, 14:24 Nga DOSJA
“Të bllokuar në parajasë” Turistët dhe

HAWAII– Koronavirusi është përhapur në mbarë botën që prej kur shpërtheu në  fund të dhjetorit të 2019 në Kinë. Por teksa të gjithë u izoluam në shtëpi prej më shumë se 3 muajsh, ka pasur mijëra turistë që u bllokuan teksa ishin me pushime në Hawaii.

Është shteti amerikan i Hawaii, ku zyrtarët kanë zbatuar disa nga masat më të rrepta në vend me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa qeveritë në të gjithë botën punojnë për të ulur kurbën e rasteve të reja të virusit, vendi i njohur klimën tropikale, ka zgjedhur të bllokojë banorët dhe turistët për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Për disa turistë që arratisen drejt ishujve tropikalë për t’u larguar nga pandemia, autorietet në Hawaii do të marrin masa të ashpra deri në arrestime dhe  dënime me burg.

“Të porsamartuarit në burg”

Javën e kaluar, policia arrestoi një çift në Kaliforni që vizitonte Hawaiin në muajin e tyre të mjaltit pasi ata injoruan paralajmërimet për të qëndruar brenda dhomës së tyre të hotelit.

Me të mbërritur në Waikiki, autoritetet thonë se burri dhe gruaja u këshilluan nga stafi i hotelit që urdhërat e pandemisë urgjente të shtetit u kërkonin atyre të vet karantinoheshin . Çifti thuhet se injoruan udhëzimet dhe u larguan nga hoteli. Pasi u kthyen në hotelin e tyre rreth mesnatës, ata u paralajmëruan përsëri nga stafi i hotelit që të mos largoheshin nga dhoma e tyre. Pasi theu përsëri karantinën ditën tjetër, stafi i hotelit thirri policinë dhe arrestoi çiftin.

Në fund të prillit, një burrë nga Florida dhe një grua nga Illinois u arrestuan gjithashtu nga policia e Honolulus pasi theu karantinën. Stafi i hotelit njoftoi autoritetet pasi pa çiftin të ktheheshin në dhomën e tyre me çanta pasi kishin bërë pazar.

‘Ekstreme por e domosdoshme’

Në fund të marsit, Guvernatori i Havait, David Ige nënshkroi një urdhër urgjence që kërkonte vend për strehim për të gjithë tursitët në Hawaii. Sipas urdhrit, kushdo që arrin në Shtetet e Bashkura të Amerikës duhet të kalojë 14 ditë në karantinë.

“Këto veprime janë ekstreme, por të domosdoshme, për të rrafshuar kurbën dhe për të vendosur bazat për rimëkëmbjen tonë.”-  tha Ige.

Çdo turist i ri që vjen duhet të plotësojnë dokumentacionin që tregon informacionin e kontaktit dhe strehimit të tyre, si edhe kërkohet një nënshkrim që tregon se turisti nuk ka shkelur karantinën, pasi në të kundërt  mund të marrin një gjobë prej 5000 dollarësh ose dënim deri në një vit burg.

Në shikim të parë, masat drastike të vendosura në Hawaii duket se bien ndesh me qasjen që kanë mbajtur autorietet e vendit tropikal. Megjithatë kryetari i bashkisë së Honolulu Kirk Caldëell tha:  Ne, si shumica e Shteteve të Bashkuara, akoma jemi duke u marrë me sfidat e kësaj pandemie. Por tani ne po mundohemi të të kuptojmë sjelljen e virusit, dhe ne do të preferojmë që turistët të mos vijnë derisa të jetë e sigurt që ata të udhëtojnë në vendin tonë deri në një njoftim të dytë.

Caldwell e kupton se masat e rrepta mund të duket se kundërshtojnë frymën përshëndetëse të Havait, por ai vëren se është detyrë e vizitorëve për të kuptuar dëmin që një shpërthim i përhapur mund të bëjë për banorët e shtetit të arkipelagos.

Megjithëse masat e urgjencës me sa duket po ndalojnë përhapjen e virusit, Caldwell pranon se ata gjithashtu vijnë me një kosto të lartë në vijën fundore të shtetit që varet nga turizmi.

“Ne do të kemi një luftë të vërtetë, sepse ne jemi aq të varur nga turizmi, dhe ne patjetër që duam rikthimin e turistëve. Por ne duhet të kuptojmë se si ata kthehen aty ku janë të sigurt, dhe ne jemi gjithashtu të sigurt.”– tha ai.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne hawaii koronavirusi ne hawaii

Sondazh

Poll