Bota

Mjekët shqiptarë në vijën e parë kundër COVID-19, ndihmojnë pacientët nëpërmjet telemjeksisë

11 Maj 2020, 14:15 Nga DOSJA
Mjekët shqiptarë në vijën e parë kundër COVID-19,

ZVICWR- Mjekë të shumtë nga Diaspora shqiptare janë në vijë e parë të luftës me COVID-19 në spitalet e vendeve pritëse. Një pjesë prej tyre është angazhuar për t’iu ofruar ndihmë dhe asistencë mjekësore bashkatdhetarëve, përmes telemjekësisë.

Së fundi, specialistët shqiptarë të mjekësisë në Zvicër do të vihen në shërbim të komuniteti shqiptar atje. Lajmi është bërë i ditur nga platforma informuese “albinfo.ch”, e  cila në bashkëpunim me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, do të ofrojë këshilla mjekësore online dhe falas për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Disa nga mjekët, pjesë e këtij grupi, janë Dr. Mentor Bilali, Dr Valbona Hysenaj Miftari,  Dr. Florim Cuculi, Dr. med. Xhezide Lumi, Dr. Naim Mehmeti, Dr. Gazmend Haliti, Dr. Alban Y. Neziri. Kujtojmë se edhe Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, menjëherë pas përhapjes së pandemisë është anagzhuar për t’i ardhur në ndihmë qyetarëve shqiptarë në të gjith landet. 

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mjeket shqiptar telemjeksia mjeket shqiptar telemjeksia

Sondazh

Poll