Bota

I çuan pranë mjekëve në këto ditë të vështira, qentë ‘përqafojnë’ dhe iu heqin stresin punonjësve të shëndetë

11 Maj 2020, 13:50 Nga DOSJA
I çuan pranë mjekëve në këto ditë të

SHBA– Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Jorkut dhe personeli i mjekësisë që po luftojnë përballë COVID-19 në New York City mes këtyre tensioneve të shkaktuara si shkak i pandemisë, janë qetësuar për disa momente teksa qentë u kanë dhënë një mbështetje atyre përmes putrave të tyre.

Në disa foto të bëra virale në rrjetet sociale shihet sesi qentë ledhatojnë dhe qëndrojnë afër mjekëve dhe infermierëve.

Ndryshe nga shumë njerëz që kanë kritikuar rëndë mjekët gjatë kësaj kohe, qentë kanë treguar mirësjelljen e tyre përmes putrave të tyre.

Një grup i një organizate jo fitimprurëse i çoi qentë në dhomat e hoteleve ku po qëndronin mjekët dhe infermierët për t’i qetësuar sado pak ato në këto ditë të vështira.

 

Ishte një gjendje e përsosur për misionet aktuale ushtarake në Nju Jork, tha Stoga.

“Niveli i stresit që ushtria dhe personeli mjekësor që po shërbejnë në Neë York City është shumë i lartë, prandaj prezenca e këtyre qenve i ka relaksuar sado pak  në këto ditë të  pazakonta.”-  tha Stoga.

Qentë janë rritur dhe trajnuar në shtatë ambjente të ndryshme.  Për t’i përgatitur ata për punë, qentë marrin rreth 100,000 orë për dy vite trajnim.

Burimi: Defense

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba new york koronavirusi ne shba new york

Sondazh

Poll