Bota

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, Vjosa Osmani doli kundër, Isa Mustafa: Ajo nuk po e respekton LDK-në, të mos punoj

9 Maj 2020, 06:40 Nga DOSJA
Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, Vjosa Osmani doli kundër,

TIRANË– Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka qënë i ftuar ditën e djeshme në një debat televeziv në “TV 21”, ku edhe ka folur për marrëdhënien e tij me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij, Mustafa është shprehur se Osmani duhet që ta respektojë LDK-në pasi fakti që ajo ka dalë kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti është shenjë mosrespekti ndaj partisë ku ajo bën pjesë.

“Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teke personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni. Ajo është deklaruar sa i përket qëndrimeve të saj për mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re. Nuk hyj në qëndrimet e saj. Shumica dërmuese në LDK e ka përkrahur mocionin dhe formimin e qeverisë së re. Nëse është lartë me vota të LDK-së, duhet ta respektojë LDK’në. Vetë fakti që ka dalë kundër mocionit, dhe kundër formimit të qeverisë në krye me njeriun e LDK’së, është mosrespektuese ndaj organizatës së vet”, është shprehur ai.

Pas gati dy muajsh qeverisje, aleatja në koalicion me LVV, LDK kërkoi një mocion mosbesimi për qeverinë e Kosovës. Një prej zërave kundër brenda partisë ishte ai i kryeparlamentares Osmani.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa kosove vjosa osmani isa mustafa kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll