Bota

Nuk mbështetet në fakte! Donald Trump ‘befason’ botën me deklaratën e tij: Koronavirusi do të zhduket pa vaksinë

8 Maj 2020, 21:20 Nga DOSJA
Nuk mbështetet në fakte! Donald Trump ‘befason’ botën

SHBA-Presidenti i Amerikës Donald Trump gjatë një takimi me bashkëpartiakët e tij republikanë ka bërë një deklaratë të fortë ku i ka dhënë shpresë botës. Gjatë bisedës ofruar asnjë lloj dëshmie apo mbështetje shkencore, Trump, ka thënë se koronavirusi që ka pushtuar botën “do të zhduket pa vaksinë”.

 “Edhe viruset vdesin, sikurse gjithçka tjetër. Ky virus do ikë pa vaksinë, do ikë e nuk do ta shohim më, shpresojmë” ka thënë ai.

Ndërkohë vlen të përmendet se eksperti kryesor për sëmundjet ngjitëse i Amerikës, Anthony Fauci, ka thënë se virusi nuk do të kalojë lehtë pasi aim und të kthehet sërish.

“Jam pothuajse i sigurt se do të rikthehet sepse virusi është aq i bartshëm dhe është i shpërndarë në gjithë botën”, ka thënë ai .

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi me 1.2 milionë të infektuar e më shumë se 76 mijë të vdekur. Në gjithë botën janë infektuar gati katër milionë njerëz. Më shumë se 272 mijë kanë vdekur.

Burimi:TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...