Bota

Mbi 4 mln të prekur dhe të paktën 277 mijë viktima/ COVID-19 ‘gjynjëzon’ ekonominë, më e prekura SHBA dhe Kanadaja

9 Maj 2020, 06:13 Nga DOSJA
Mbi 4 mln të prekur dhe të paktën 277 mijë viktima/ COVID-19

Koronavirusi duket se nuk po ndalet as me rritjen e temperaturave. Më shumë se 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, ndërsa janë regjistruar të paktën 277.784 viktima.

Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 78.790  persona, më pas renditet  Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,587 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,395 të vdekur e mban Italia.

Presidenti Donald Trump u shpreh se koronavirusi do të largohet pa vaksinë, ndërsa pozitive me koronavirus doli dhe asistentja personale e vajzës së tij, Ivankës. SHBA akuzoi Kinën dhe Rusinë se kanë bashkëpunuar për përhapjen e lajmeve të rreme për koronavirusin. Ndërkohë Rusia brenda ditës shënoi 10 mijë raste të reja.

Spanja ndërkohë ka vijuar me lirimin e masave përveç dy qyteteve më të mëdha si Madridi dhe Barcelona, të cilët nuk arritën të plotësojnë kriteret e qeverisë spanjolle për një lehtësim të kufizimeve.

Ndërkohë problem është edhe ekonomia. Papunësia në SHBA ka arritur në 14.7%, dhe 20.5 milion vende pune janë humbur për shkak të pandëmisë. Pas Amerikës, është Kanadaja ajo që ka shënuar shifrën më të lartë të papunësisë në historinë e saj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll