Bota

Piknik me alkool dhe 50 të shtëna armësh/ Vëllai i Thaçit në telashe me drejtësinë, u mblodh në natyrë me të dënuar

8 Maj 2020, 17:53 Nga DOSJA
Piknik me alkool dhe 50 të shtëna armësh/ Vëllai i

KOSOVË– Mediat korovare shkruajnë se ka nisur një hetim për vëllain e presidentit Hashim Thaçi, Nazim Thaçi, vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, zyrtarë policorë, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, familjarë të politikanëve e persona të dënuar, pasi akuzohen se kanë thyer rregullat e karantinës, duke bërë piknik e duke shijuar meze në natyrë.

Në një kronikë të publikuar nga “kohavizion“, thuhet se ngjarja ka ndodhur në në Shalë të Bajgorës, ku dyshohet të jenë shkrepur edhe 50 të shtëna me armë zjarri.

Sipas të njëjtës medie, mësohet se hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj personave jozyrtarë. Drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, ka konfirmuar se armët e familjarëve të politikanëve janë konfiskuar dhe se tashmë janë intervistuar palët e gjithashtu është bërë shikimi i vendngjarjes.

“Hetuesit kanë marrë disa veprime hetimore të cilat janë të zakonshme si në çdo rast tjetër: vendshikimi, konfiskimi i dëshmive, intervistimi i palëve… Nesër e pasnesër finalizohet intervistimi. Armët janë konfiskuar, posaçërisht ato që kanë qenë të ekspozuara, dhe me urdhër të prokurorit dhe me vendim të gjykatës ato shkojnë për ekspertizë”, ka thënë Mikullovci.

Policia e Kosovës është duke e hetuar vetëm pjesën e qytetarëve e Inspektorati policor atë të zyrtarëve policorë. Muajin e kaluar, shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri, ka qenë njëri nga zyrtarët që nuk i ka zbatuar masat e emergjencës.

Në shoqërinë e një zyrtari policor dhe drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, ata janë parë teksa bënin qejf me birra e me meze. Në “piknik” kanë qenë edhe të tjerë persona, përfshirë edhe Blerim Poterën, i njohur për drejtësinë dhe i dënuar më parë.

Media kosovare shton gjithashtu se Gërguri dhe të tjerë persona zyrtarë të përfshirë janë pezulluar nga detyra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove nazim thaçi hashim thaci kosove nazim thaçi

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...