Bota

Shkëncëtarët amerikanë zbulojnë vitaminën që ndihmon në luftën kundër koronavirusit

8 Maj 2020, 19:07 Nga DOSJA
Shkëncëtarët amerikanë zbulojnë vitaminën që

AMERIKË- Një studim amerikan i zhvilluar së fundi nga shkencëtarët “Northwestern University” ka zbuluar se vitamina D ndihmon në luftën kundër Covid-19. Ata kanë zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar vitamine D janë dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbijetuar Covid-19.

Megjithëse kanë dhënë këto prova ata ]thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D. Po ashtu ata kanë u kanë bërë thirrje shkencëtarëve të tjerë që të bëjnë më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.

Vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit.

Kujtojmë se studimi i “Vrije Universiteit Amsterdam” doli në përfundimin se vendet me nivele të ulta të vitaminës D ishin ato me rastet më të shumta të infektimit me Covid-19 dhe me më shumë viktima.

Burimi:sciencedaily

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...