Bota

Asistentja personale e Ivanka Trump me koronavirus, testohet me urgjencë vajza e presidenti dhe bashkëshorti i saj

9 Maj 2020, 05:38 Nga DOSJA
Asistentja personale e Ivanka Trump me koronavirus, testohet me urgjencë

SHBA– Asistentja personale e vajzës së presidentit të Amerikës, Donald Trump, Ivanka ka rezultuar pozitive me koronavirus. Kaitlan Collins është testuar disa muaj më parë dhe ka marrë gjithë mjekimin e nevojshëm.

Collins ishte simptomatike, duke bërë që edhe Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner të testoheshin për të parë nëse ishin infektuar edhe ata. Por përgjigjet e tyre dolën negative. 

Por ky nuk është rasti i parë në Shtëpinë e Bardhë, pasi të premten ishte presidenti Donald Trump ai që konfirmoi se sekretarja për shtyp e zv.presidentit Mike Pence, Katie Miller, ishte pozitive.

Presidenti Trump dhe zëvëndëspresidenti të dy u testuan pasi kishin pasur kontakte të afërta me Miller, por ishin negativë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ivanka trump koronavirusi ne shba ivanka trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...