Bota

Zbulohet dokumenti, Kurti letër PE-së: Presidenti s’ka përmbushur detyrat kushtetuese, nuk shpërndau Parlamentin

8 Maj 2020, 21:05 Nga DOSJA
Zbulohet dokumenti, Kurti letër PE-së: Presidenti s’ka

TIRANË– Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i ka shkruar Parlamentit Europian në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend. Në letrën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Kurti iu shkruan në detaje anëtarëve të Parlamentit Europian, se si rrodhi gjithë procesi i rrëzimit të Qeverisë nën udhëheqjen e së cilës ishte vet ai.

Pas procesit të iniciimit të mosbesimit ndaj Qeverisë në të cilën bashkë ishin VV e LDK, Kurti iu thotë europianëve në letër që ishte Presidenti Hashim Thaçi vet ai i cili nuk përmbushi detyrat e tij kushtetuese, njofton Klan Kosova. ”Në nenin 82.2 të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të thërras zgjedhje të reja.

Por jo vetëm që ai nuk e përmbushi këtë detyrë kushtetuese, por ai gjithashtu luajti një rol aktiv, duke marrë përsipër nismë vetjake në përpjekjen për të formuar një qeveri të re, megjithëse një rol i tillë është shprehimisht i ndaluar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me nr. 103/14”. Detaje të tjera mund t’i ndiqni në edicionet e ardhme të lajmeve në Klan Kosova.

(Marrë nga Klan Kosova)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...