Bota

Kosova drejt fitores! Regjistrohen 2 raste të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve

8 Maj 2020, 21:08 Nga DOSJA
Kosova drejt fitores! Regjistrohen 2 raste të reja nga Covid-19 gjatë

KOSOVË-Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 861.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë shëruar 561 persona. Po ashtu autoritetet vendase kanë bërë me dije se nga 272 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, vetëm 10 janë të shtruar në Spitalin Infektiv.

Në Kosovë që nga filimi i pandemisë deri më tani kanë humbur betejën me ‘luftën’ 28 persona.

Deri më tani janë shënuar 272,000 viktima në të gjithë botën. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Virusi po përhapet me shpejtësi në Meksikë dhe Pakistan, mijëra të infektuar gjatë orëve të fundit. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë humbur jetën 77.190 qytetarë dhe janë prekur nga virusi 1.297.003 persona. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 30.201 dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,299 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koornavirusi ne kosove koornavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...