Bota

Trump dhe Pence të ‘rrethuar’ nga koronavirusi. Rezulton pozitiv një pjestar i administratës, presidenti nuk merr masa mb

8 Maj 2020, 20:55 Nga DOSJA
Trump dhe Pence të ‘rrethuar’ nga koronavirusi. Rezulton

SHBA– Një anëtar i stafit të Zv.Presidentit Mike Pence ka testuar pozitiv për koronavirusin, duke u bërë ndihmësi i dytë i administratës që preket nga sëmundja vdekjeprurëse, brenda shtëpisë më të njohur, Shtëpisë së Bardhë.

“Ka një anëtar i ekipit të zv / presidentit i cili është pozitiv për koronavirusin,” njoftoi sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany në një konferencë shtypi të Premten. Raporte të shumta të mediave thanë që personi që ka rezultuar pozitiv është Katie Miller.

Pence u detyrua të shtynte përkohësisht udhëtimin e tij në Ohio, ndërkohë që ai dhe presidenti Donald Trump do të testohen praktikisht çdo ditë për koronavirus, dhe jo një herë në javë si më parë.

Ditën e djeshme Trump dhe Mike Pence rezultuan negative ndaj testit, por megjithatë edhe pse Trumo është i ‘rrethuar nga koronavirusi nuk pranon që të marrë maska mbrojtëse për veten.

Por edhe Pence është kritikuar ashpër në disa raste kur nuk ka veshur maskën, dhe ai në një rast ka pohuar gabimin, gjatë vizitës të një spitali në Minnesota. “Duhet ta kisha veshur, sepse do të kishte edhe një domethënie simbolike”, pranoi zv.ministri Pence disa ditë më parë.

Burimi:UsaToday

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronaviruis ne shba mike pence donald trump koronaviruis ne shba mike pence

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 17:01

SHBA- Ditën e sotme presidenti i SHBA ka premtuar se do të gjithë amerikanët që kanë bumbur punën do të rikthehen  pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë.Medi...