Aktualitet

Protesta në Vlorë dhe Berat, punjësit e fasonëve dhe tragtarët kërkojnë pagat e luftës: S’kemi marrë asnjë lekë

30 Prill 2020, 08:58 Nga DOSJA
Protesta në Vlorë dhe Berat, punjësit e fasonëve dhe

BERAT– Tregtarët e tregut industrial në Berat kanë dalë të mbajnë një protestë, pasi kërkojnë që të marrin pagën e luftës, siç shihet edhe në videot e publikuara nga Dosja.al tregtarët, janë përpara bashkisë së Beratit.

20 prej tregtarëve janë futur në një takim me kryetarin e bashkisë së Beratit, Ervin Demon. Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, por në fokus të bisedës, mësohet se janë pikërisht temat për pagat e luftës, që kërkojnë tregtarët.

Nga ana tjetër, punëtorët e një fasonerie në Vlorë kanë dalë në protestë dhe kërkojnë pagën e luftës. Ata shprehen se fabrika ku janë punësuar, që është në pronësi të një italiani, ka një muaj e gjysmë e mbyllur dhe për rrjedhojë duan pagën e luftës, por deri më tani, nuk kanë marrë asgjë.

Ditët e fundit janë zhvilluar protesta të ndryshme nga tregtarët në Vlorë, Shkodër dhe emigrantët në Pogradec. Tregtarët kërkojnë hapjen e [unëve të tyre, ndërsa emigrantët kërkojnë përmirësimin e kushteve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat plani i masave per covid-19 protesta ne berat vlore berat plani i masave per covid-19 protesta ne berat vlore

Sondazh

Poll