Aktualitet

Pjesë e ISIS, arrestohet terroristi i shumëkërkuar në Tiranë, u fut ielgalisht në Shqipëri pas dy muajsh e gjysmë, lidhj

30 Prill 2020, 07:20 Nga DOSJA
Pjesë e ISIS, arrestohet terroristi i shumëkërkuar në

TIRANË– Komron Zukhurov, terroristi i shumë kërkuar nga Interpoli është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, në qytetin e Tiranës.

Mësohet se 24-vjeçari, personi që shikoni në foto, kërkohet nga drejtësia gjermane, e cila la lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për 24-vjeçarin që akuzohet për  veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai dyshohet se anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 24 vjeçari ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, në mënyrë ilegale dy muaj e gjysmë më parë dhe jetonte në një familje taxhakistaneze në Tiranë.

Zukhurov u vu në pranga një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nga ana tjetër është mësuar se terroristi i prangosur është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Madje ditën që ka hyrë në Shqipëri, kur ka mbërritur në Rinas, personi që e kapritur në aeroport, është pikërisht bashkëjetuesja e Dogjanit.

Kujtojmë që më 15 prill  Gjermania goditi celulën terroriste, ku u theksua se një nga terroristët, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet terroristi 24-vjeçar arrestohet terroristi në tiranë komron zukhurov arresohet terroristi 24-vjeçar arrestohet terroristi në tiranë komron zukhurov

Sondazh

Poll