Aktualitet

Manastirliu: Ndërhyrjet kirurgjikale te Trauma nuk janë ndalur për asnjë moment

30 Prill 2020, 07:40 Nga DOSJA
Manastirliu: Ndërhyrjet kirurgjikale te Trauma nuk janë ndalur

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë. Ajo thekson se operacionet urgjente nuk janë ndaluar asnjëherë edhe në këto kohë pandemie.

“Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment në spitalin universitar të #Traumës, ku po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë ✅Urgjenca e Traumës, edhe një herë në lartësinë e detyrës”, njofton ministrja.

Foto nga spitali i Traumës

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Deri më tani në vendin tonë janë infektuar 766 persona, kanë humbur jetën 31 pacientë dhe janë shëruar 455 të tjerë. Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 16 raste të reja dhe numri i të infektuarve në total i të infektuarve ka shkuar në 766. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll