Aktualitet

Plumba për një copë rrugë! Zbardhet dëshmia e Gëzim Bicit që u plagos në Shkodër: Si të kaloja në pronën time

30 Prill 2020, 07:43 Nga DOSJA
Plumba për një copë rrugë! Zbardhet dëshmia e

SHKODËR– Gëzim Bici, personi që mbeti i plagosur pranë Urës së Bunës në Shkodër, mësohet të ketë zbardhur të gjithë sherrin që pati me autorin e ngjarjes, Bardh Isufin.

Sipas dëshmisë së dhënë, mësohet se Bici është shprehur se konflikti ka nisur për rrugën nga e cila do të kalonte për të shkuar për në pronën e tij, që e ka ngjitur me atë të Iusfit.

Debati ka bërë që Isufi të nxjerrë armën dhe ta qëllojë disa herë.

U zumë për rrugën. Atë ditë shkova në pronën time, që e kam ngkitur  e atë të Isufit, pas pronës së tij. u zumë për rrugën, pasi për të shkuar tek prona ime, duhet të kaloj mbi pronën e tij,”– mësohet të jetë shprehur Bici, që tregon se ka dy plagë në trup.

Tashmë Isufi është në pranga dhe do të përgjigjet për ngjarjen, ndërsa Bici, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bardh (Hasan) Isufi i lindur në Fier, por banues prej shumë vitesh në Shkodër është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh isufi gëzim bici plagosje në shkodër bardh isufi gëzim bici plagosje në shkodër

Sondazh

Poll