Aktualitet

“Është vetëm fillimi” / Marin Mema: Kemi inaguruar tre shtëpi të reja në Likesh të Shijakut, u dëmtuan nga tërmeti

30 Prill 2020, 06:55 Nga DOSJA
“Është vetëm fillimi” / Marin Mema: Kemi inaguruar

Tiranë- Gazetari Marin Mema ka njoftuar se së bashku me “Rrënjë Shqiptare”  janë ndërtuar 3 shtëpi të reja në Likesh të Shijakut, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në një postim në Facebook, ai ka treguar se tashmë banorët janë futur në banesat e reja dhe ka theksuar se  puna vazhdon edhe në Tapizë, ku do të ndërtohen  shtëpi të tjera.

Reagimi:

Më vjen mirë që së bashku me “Rrënjë Shqiptare” mundëm të inaguronim tre shtëpitë e reja në Likesh të Shijakut. Ato u ngritën në gjurmët e atyre të vjetra të ndërtuara në vitin 1964 e të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit 2019. Familjet kërkuan sërisht të njejtën vendosje dhe kështu u bë. Shtëpitë janë ndërtuar duke ju përmbajtur të gjitha normave të projektimit dhe standartit te cilësisë së materialeve europiane. Madje materialet e përdorura janë më të mira se një pjesë e konsiderueshme e ndërtimeve në vend. Kjo tregon se mund të ndërtohet pa cënuar cilësinë, përkundrazi duke e rritur atë, por me një kosto përfundimtare më të ulët ndryshe nga ç’ka ndodhur shpesh për qëllime përfitimi në realitetin shqiptar.

Sigurisht është vetëm fillimi. Puna vazhdon në Tapizë dhe me projektin e madh… Falenderoj të gjithë shqiptarët sepse çdo shtëpi që do të ngrihet është vepër e tyre, është ndershmëri, është vullnet, pasion, dashuri !! Faleminderit të gjithëve!! Ky mision do të shkojë deri në fund me transparencë të plotë. Së bashku me “Rrënjë Shqiptare” do të kthejmë faqen e realitetin shqiptar për të treguar se njerëzit qe e duan këtë vend mund të bëjnë jashtëzakonisht shumë. Kjo është dashuria e shqiptarëve të ndershëm për vendin e tyre. Shpesh gjërat mund të duken të zymta, por kur pamë ata njerëz të buzëqeshnin sërisht kuptuam sesa e madhe është fuqia jonë kur jemi bashkë. Mundemi tu kthejmë buzëqeshjen shumë shqiptarëve, por vetëm bashkë. Ju përqafoj të gjithëve dhe mirëpresim çdo ekspert që do të donte të bashkëpunonte në këtë mision të vështirë. Ne jemi të hapur sepse duam të ndryshojmë shumë gjëra në realitetin e sotëm, duam të tregojmë sesa kënaqësi është të punosh me zemër për vendin tënd. Bashkë jemi më të fortë.#Albanianroots

Gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, humbën jetën  51 persona, dhe qarqet me të prekura ishin ai i Tiranës Durrësit dhe Kurbinit. Mijëra qytetarë ngelën në qiell të hapur dhe tashmë kërkojnë ndihmë nga qeveria.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marin mema tragjedia e 26 nëntorit marin mema tragjedia e 26 nëntorit

Sondazh

Poll