Aktualitet

“Ujku është virusi, por ka qindra çakej përreth nesh”, Kristo flet hapur: Respektoj masat por mos më çani dër

30 Prill 2020, 06:40 Nga DOSJA
“Ujku është virusi, por ka qindra çakej përreth

TIRANË– Pedagogu Erion Kristo është shoprehur se është mjaft dakord me masat e qeverisë që janë marrë në lidhje me situatën e Covid-19, por nuk mund të tolerojë një ‘çarje dërrasash’. Në një lidhje me Skype, në emisionin “Arena”, Kristo tha se i ka respektuar të gjitha masat.

Ai shtoi se duhet kujdes në trajtimin e kësaj çështje, nuk mund të ketë vetëm një masë: mbylla brenda, por asnjë masë ekonomike dhe sociale.  

 Unë e them haptazi që nuk jam kundër masave, i kam respektuar, por nuk mund të pres të më çajnë dërrasat. Nuk mund të pres që disa njerëz që paguhen me taksat e mia të më thonë “je idiot”, nëse nuk e kanë kuptuar që jemi në demokraci, të kthehen te Enver Hoxha, se varrin aty e kanë. 

Di që qytetarë realistë, duan që të ketë më shumë kujdes, por nuk mund të ketë turma pushkatarësh. A jemi pro masave, por me logjikë. Ujku është virusi, por ka qindra çakej përreth nesh. Duhet kujdes në trajtimin e kësaj çështje, nuk mund të ketë vetëm një masë: mbylla brenda, por asnjë masë ekonomike dhe sociale,”- u shpreh Kristo.

Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër ka zënë në zbatim planin e hapjes së masave. Është zgjatur koha e lejuar e daljes, janë hapur shumë biznese dhe zonat e gjelbra, qarkullojnë lirshëm. Por, kafetë dhe restorantet, siç ka thënë kryeministri, do të hapen të fundit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo plani i masave per covid-19 erion kristo plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll