Aktualitet

Digjen dy automjete në Himarë, ishin parkuar para banesës së pronarit (Emri)

30 Prill 2020, 06:43 Nga DOSJA
Digjen dy automjete në Himarë, ishin parkuar para banesës së

HIMARË– Dy automjete, të llojit “Mercedes Benz-ML270” dhe “Mercedes Benz”, i tipit furgon janë djegur gjatë natës në Himarë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çorraj, përpara banesës së pronarit, ku dhe mjetet ishin të parkuara.

Mësohet se makinat rezultojnë në emër Altin Hitajt, dhe ky i fundit, i kishte parkuar përpara banesës së tij, në momentin që janë djegur.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, pasi makinat kanë qenë të parkuara larg njëra-tjetrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hitaj digjen dy makina ne himare himarë altin hitaj digjen dy makina ne himare himarë

Sondazh

Poll