Aktualitet

Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, arrestohet autori i dytë

30 Prill 2020, 08:48 Nga DOSJA
Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, arrestohet autori i

PEQIN– Autori i dytë i plagosjes së punonjësit të burgut në Peqin, është vënë në pranga, duke zbardhur përfundimisht ngjarjen. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin G.K, 53 vjeç. 53-vjeçari do të akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë 

Arrestohet autori i dytë i ngjarjes ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë. Menjëherë pas ngjarjes, në kohë rekord, Policia arrestoi një nga autorët, gjeti dhe sekuestroi në automjetin e shtetasit të arrestuar edhe armën me të cilën këta shtetas kishin qëlluar në ajër.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 28.04.2020, në Peqin, ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr një punonjës i IEVP Peqin dhe u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 35 vjeç, banues në Peqin, si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i kësaj pune u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasi I. S., 34 vjeç, banues në Peqin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 34 vjeç, dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Shtetasit G. K., I. S. dhe E. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën efektin e alkoolit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, në drejtime të ndryshme dhe si pasojë e të shtënave dyshohet se njëra prej predhave ka renë në gjendje të lirë, duke lënduar lehtë punonjësin e Policisë së Burgut Peqin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Punonjësit i burgut të PeqinitIdajet Paja, 41 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga jashtë teksa ai ndodhej brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 41-vjeçari ishte instruktor qensh dhe atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e burgut. Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor. Tashmë e gjithë ngjarja është zbardhur dhe bëhet fjalë thjesht për një plumb qorr që ra mbi trupin e punonjësit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit idajet paja peqin burgu i peqinit idajet paja peqin

Sondazh

Poll