Aktualitet

Falsifikim çertifikate dhe notash, arrestohet nëpunësi i gjendjes civile në Koplik, në pranga dhe ish-drejtori i shkollës

30 Prill 2020, 07:45 Nga DOSJA
Falsifikim çertifikate dhe notash, arrestohet nëpunësi i

SHKODËR– Një nëpunësi i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe dhe ish-Drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër kanë rënë në pranga pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas njoftimit zyrtar, nëpunësi i gjendjes civile, 60-vjeçari me inicialet E.R., është arrestuar pasi ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Ndërsa ish-Drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, 41-vjeçari me inicialet A.C., mësohet se në vitin 2019, kur mbante postin e drejtorit në këtë shkollë, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019.

41-vjeçari i ka hequr edhe mungesat në regjistër, duke bërë që ky nxënës të përfundonte vitin shkollor në vitin 2019, pavarësisht çrregullimeve.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë.

Njoftimi i policisë Shkodër

Shpërdoroi detyrën, vihet në pranga nëpunësi i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe. Në pranga edhe ish-Drejtori i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër, për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve shkollore. Procedohen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim të detyrës edhe dy mësuese të shkollës së Mesme Pyjore Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale arrestuan shtetasin E.R., 60 vjeç, nëpunës i zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Koplik, Bashkia Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet duke shpërdoruar detyrën, ai ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin A.Ç., 41 vjeç, ish-Drejtor i shkollës së mesme pyjore në Shkodër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Shtetasi A.Ç., në detyrën e Drejtorit, në vitin 2019, pas përjashtimit nga shkolla të nxënësit Z.L., i ka vendosur nota kaluese në lëndët e semestrit të dytë të klasës së 11-të, duke i dhënë klasën e 11-të këtij nxënësi, edhe pse ishte përjashtuar në mars 2019, si dhe është pasqyruar pa mungesa në regjistër, me qëllim që ai të përfundonte vitin shkollor në muajin qershor 2019. Po ashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ edhe për dy mësueset A.T. dhe B.L., pasi nga veprimet e para hetimore që janë kryer në shkollën e Mesme Pyjore Shkodër ka rezultuar se ato u kanë vendosur nota kaluese nxënësve të përjashtuar nga kjo shkollë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ish-drejtori i shkolles ne shkoder arrestohet nepunesi i gjendjes civile ne koplik koplik shkoder arrestohet ish-drejtori i shkolles ne shkoder arrestohet nepunesi i gjendjes civile ne koplik koplik shkoder

Sondazh

Poll