Aktualitet

Shira dhe temperatura të ulëta, çfarë moti ju pret ditën e sotme, darka sjell surpriza dhe kthjellime

30 Prill 2020, 07:04 Nga DOSJA
Shira dhe temperatura të ulëta, çfarë moti ju pret

TIRANË– Shqipëria do të vijojë të jetë e përfshirë në një mot të alternuar me kthjellime dhe vranësira.

Sipas Meteoalb, shira do të ketë gjatë paraditës në vendin tonë, në zonat veri-qëndrore, ndërsa pasditja dhe darka, pritet të sjellin një ekuilibrim të motit, duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit janë rritur, por pritet të mbeten konstante në mesidtë dhe luhaten në vlerat nga 5°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Edhe një ditë më parë, vendi u përfshi nga reshjet e shirave, të altneruar nga kthjellime të herëpashershme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 30 prill 2020 parashikimi i motit 30 prill 2020

Sondazh

Poll