Aktualitet

Shtohen tre raste me Covid-19 në Krujë, një është punonjëse fasonerie

30 Prill 2020, 06:31 Nga DOSJA
Shtohen tre raste me Covid-19 në Krujë, një është

KRUJË– 3 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se persona janë në qytetin e Krujës, dhe kanë marrë rezultatet e analizave, pas 24 testeve që janë kryer në ketë zonë, gjarë 24 orëve të fundit.

3 rastet e reja janë nga vatra e fasonerisë. një prej tyre është punonjëse në një nga fasoneritë e krujës, ndërsa dy të tjerët janë kontakte të saj. Këto tre raste e çojnë në 105 numrin e të prekurve në Krujë, ndërkohë që zyrtarisht, sipas Ministrisë së Shëdetësisë, deri më tani janë 102 raste në këtë qytet.

COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Deri më tani në vendin tonë janë infektuar 766 persona, kanë humbur jetën 31 pacientë dhe janë shëruar 455 të tjerë. Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 16 raste të reja dhe numri i të infektuarve në total i të infektuarve ka shkuar në 766.

Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kruje viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi kruje viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll