Aktualitet

COVID-19/ 773 të infektuar dhe 31 viktima, gjatë 24 orëve të fundit konfirmohen edhe 7 raste të reja

30 Prill 2020, 06:09 Nga DOSJA

Shqipëri- COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria. Deri më tani në vendin tonë janë infektuar 773 persona, kanë humbur jetën 31 pacientë dhe janë shëruar 470 të tjerë.  Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste të reja dhe numri i të infektuarve në total i të infektuarve ka shkuar në 773.  Sipas MSH, harta është zgjeruar me 3 raste  në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin të tyre në 470. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6  prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 prej tyre është në terapi intensive,  në gjendje më të rënduar.

Sakaq, numri i viktimave është 31. Mbrëmjen e djeshme, ministria e Shëndetësis njoftoi se dije se ka ndërruar jetë një 71-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose i njohur ndryshe si “COVID 2”. 71-vjeçari me iniciale B.S., nga Shkodra kishte një muaj i shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje rëndë. Ai vuante edhe nga sëmundje bashkangjitëse si: pneumoni bilaterale, diabet, insuficiencë kardiake, hipertension dhe anemi kronike.

Një ditë më parë në emisionin “Opinion”,  Shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini tha se hapja do të jetë graduale dhe se i gjihtë procesi do të varet nga bilanci i dy javëve të lirimit të masave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll