Aktualitet

Rrëzohet në ujërat greke helikopteri kanadez, pjesë e NATO-s, një i vdekur dhe pesë të zhdukur

30 Prill 2020, 06:09 Nga DOSJA
Rrëzohet në ujërat greke helikopteri kanadez, pjesë e

GREQI– Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, me gjashtë persona në bord është rrëzuar në brigjet e Kefalonisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë pak para orës 21:00, teksa helikopteri, pjesë e NATO-s, ishte nisur të kryente një operacion patrullimi.

Për pasojë një nga personat që ishin në bord, pasagjer, është gjetur i vdekur nga anijet italiane të NATO-s, ndërsa pesë të tjerët, rezultojnë të zhdukur.

Aktualisht operacioni i kërkimit vazhdon dhe në kërkime janë angazhuar autoritetet italiane dhe ato greke, afër zonës ku helikopteri humbi kontaktet, rreth 85 km larg Kefalonisë.

Ajo çfarë shtë dukur e çuditshme në këtë raport të rrëzimit është se një helikopter i tillë, mbart zakonisht katër persona, ndërsa këtë radhë kishin hipur gjashtë, për arsye të pashpjegueshme.

(f.m//dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi nato rrezohet helikopteri kanadez greqi nato rrezohet helikopteri kanadez

Sondazh

Poll