Bota

39 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 669 totali/ 26 persona nga Peja, morën pjesë në një varrim

23 Prill 2020, 20:48 Nga DOSJA
39 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 669 totali/

PRISHTINË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë lajmin se 39 raste të reja janë infektuar nga koronavirusi duke e çuar totalin në 669.

IKSHPK ka bërë të ditur se pas testimit të 255 mostrave, vetëm 26 persona janë zbuluar nga komuna e Pejës.

‘’Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan,’’-thuhet në komunikatën e Institutit.

Rastet në Pejë bëhet e ditur se vijnë pasi një numër i madh morrën pjesë në një ceremoni mortore me datën 6 prill. Po ashtu, bëhet e ditur se 21 persona janë shëruar dhe numri total i të shëruarve tani është 159.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll