Bota

Italia vendi më i ‘goditur’ në Europë/ Rajoni i Lombardisë nis testet serologjike, për të zbuluar banorët “

23 Prill 2020, 17:13 Nga DOSJA
Italia vendi më i ‘goditur’ në Europë/ Rajoni i

ITALI– Italia është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi ku numri i të  vdekurëve ka arritur mbi  25 mijë dhe janë infektuar mbi 189 mijë të tjerë.

Ndërkohë që javën e fundit ka nisur të qetsohet sadopak situata e Covid-19 dhe janë paralajmëruar datat e rihapjes së dyqaneve dhe biznesve, rajoni i Lombardisë që ndryshe është quajtuar edhe epiqendra e virusit në Itali, ka njoftuar që nga kjo e enjte, autoritetet kanë nisur testet serologjike.

Edhe spitalet e Bergamos, Brescias, Lodi dhe Kremonës kanë nisur për të testuar imunitetin e qytetarëve duke kërkuar antitrupa neutralizues në gjakun e tyre.

Ndërkohë  mësohet se të parët që po testohen janë mjekë dhe infermierë në rajonin e Lombardisë, që janë 500,000 në të gjithë rajonin.

“Në përgjithësi do të testohen ata që janë në karantinë, subjektet simptomatike dhe ata pa simptoma por që kanë patur kontakte me raste asimptomatike ose me simptoma të buta.”- kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë atje.

Nga 29 prilli, analizat do të shtrihen në të gjithë Lombardinë. Një tjetër hap i rëndësishëm, pra, në luftën kundër Covid-19 dhe mbi të gjitha në kërkimin e të gjitha masave më të përshtatshme nga pikëpamja shëndetësore, i cili vjen ashtu si të dhënat për infeksionet, vdekjet, pranimet në ICU shënojnë një ule të lehtë të rasteve.

Këshilltari Rajonal i Mirëqenies, Giulio Gallera, ka treguar metodat dhe qëllimet e testit.

Testi serologjik është ai i zhvilluar nga ekipi i ‘Policlinico San Matteo’ i Pavisë i udhëhequr nga profesori Fausto Baldanti me 50 studiues të tjerë. Deri më tani  janë të disponueshëm 20.000 teste në ditë, ndërsa deri në fund të muajit maj ky  numër do të trefishohet  trefishohet.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë humbur jetën 47,808 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 851,586 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: laprovinciacr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giulio gallera koronavirusi ne itali testet serologjike giulio gallera koronavirusi ne itali testet serologjike

Sondazh

Poll