Bota

Presidenti Trump u bënë thirrje muslimanëve: Gjatë këtij muaji lexoni Kur’an dhe bëni vepra të mira

23 Prill 2020, 16:23 Nga DOSJA
Presidenti Trump u bënë thirrje muslimanëve: Gjatë

SHBA– Duke qenë se ditën e nesërme për besimtarët myslimanë nis agjërimi i ramazanit edhe Presidenti i Amerikës ka përcjellë urimet e tij.

Duke u uruar të gjithë muslimanëve agjërim të lehtë, ai ka thënë se ky është muaji ku të gjithë duhet të forcojnë besimin dhe të bëhen të bëhen të devotshëm. Po ashtu ai ka thënë se gjatë këtij muaji duhet të lexoni ‘Kur’Anin dhe të bëni vepra të mira.

“Për miliona njerëz, ky muaj i shenjtë është një mundësi për të përtëritur dhe forcuar besimin e tyre përmes agjërimit të rreptë, faljeve së devotshme, meditimit dhe reflektimit, leximit të Kuranit dhe veprave bamirëse. Këto akte përputhen ngushtë me vlerat universale që promovon besimi islam, paqja, mirësia, dashuria dhe respekti për të tjerët.”- ka shkruar ai.

Agjërimi i Ramazanit këtë vit do jetë ndryshe nga vitet e tjera në mbarë botën dhe për këtë Sekretari i Shtetit Michael Pompeo se në Shtetet e Bashkuara, në rrethana normale, shumë xhami, shtëpi dhe qendra komunitare mirëpresin miqtë dhe fqinjët e besimeve të ndryshme, por këtë vit COVID-19 ka sjellë ndryshime të papritura për festimet e myslimanëve kudo ndodhen.

Edhe pse në kohë pandemie rreth 1.8 miliard myslimanë në gjithë botën janë duke u përgatitur për Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Këtë për myslimanët janë ndryshuar shumë tradita pasi xhamitë janë mbyllur dhe janë vënë ndalesa për lutje të disa personave bashkë.

Burimi: manchestertimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 15:21

PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi...